Rezervat shtetërore të shportës ushqimore vetëm për tri ditë, po vlerësohen mjaftë problematike në rast të ndonjë krize të re ekonomike.
Njohës të çështjeve ekonomike mungesën e rezervave shtetërore po e shohin si rrezik për vendin.
Sipas tyre mungesa e rezerva shtetërore sidomos të grurit do të bënte akoma më të varfër shportën esenciale, në rast të ndonjë krize eventuale.
Ekonomisti, Musa Limani për arbresh.info tha se rezervat shtetërore janë mëse të rëndësishme pasi që në rast të krizave ajo do të ndihmonte në stabilizimin e ofertës me kërkesën.
“Mungesa e rezervave qoftë të grurit apo artikujve që janë ushqimor nëpër të cilat duhet t’i disponojë shtetit do të ndikonte në zbutjen ose rregullimin e tregut të ofertës dhe kërkesës. Në rast të ndonjë rize shteti do t’i nxirrte ato nga depot e veta t’i plasojë në treg dhe ta stabilizojë ofertën me kërkesën”, tha Limani.
Kosova është vend me tokë pjellore, sipas Limanit do duhej një politika agrare adekuate që të rriste rendimentin e grurit në këtë rast, në mënyrë që të kemi mjaftueshëm.
“Arsyeja e mungesës së grurit është se nuk kemi sasi të mjaftueshme, e ku dihet që ne jemi tokë pjellore edhe mundemi me e rrit rendimentin e grurit por që mungon një politikë agrare adekuate në mbledhjen ose prodhimin e grurit por edhe zarzavateve të tjera. Në Kosovë na mbesin shumë sipërfaqe të tokave të punueshme sepse njerëzit nuk i punojnë”, deklaroi Limani.
Në anën tjetër ekonomisti Safet Gerxhaliu për arbresh.info tha se Kosova është shndërrua në një shtet të varur nga importi.
Tutje ai tha se është koha që të merret me seriozitet çështja e produkteve strategjike dhe atyre esenciale.
“Është koha kur duhet të mendohet me seriozitet, sepse fuqia e një shteti nuk varet vetëm me GDP por edhe me anë të asaj se sa ka rezerva shtetërore të produkteve strategjike dhe esenciale dhe në këtë drejtim Kosova nuk ka arsye që të krenohet. Prandaj, besoj që është koha të bëhet më tepër në mbështetjen e prodhuesve vendor, sepse që nga pas lufta politikat zhvillimore në Kosovë shumë më tepër i kanë diktu tregtarët. Dhe me gjithë këtë tokë që ka Kosova e shumica dërrmuese është e papunuar dhe pashfrytëzuar vërtetë është për keq”, tha Gërxhaliu.
Pavarësisht luftës, Gërxhaliu përmend faktin se si në Ukrainë në këtë kohë po mbillen kultura pranverore.
”Kujtojmë që Ukraina është në luftë dhe në javën e kaluar në Ukrainë janë mbjellë 152 hektar në kultura pranverore e Kosova në liri të mos e shfrytëzojë atë potencial. Prandaj, duhet që Qeveria të jetë më aktive në rast të parë me subvencione por mbi të gjitha në monitorim të procesit të mbjelljeve”, deklaroi Gerxhaliu.
Kujtojmë se kërkesa për grurë për kokë banori në Kosovë sillet rreth 200 kilogramë, ose në total rreth 400 mijë tonë grurë në vit. Ndërsa për t’i shtuar rezervat, Qeveria e Kosovës ndau 10 milionë euro shtesë më 23 shkurt të këtij viti./arbresh.info/S.D/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...