Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot do të takohet me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Takimi pritet të zhvillohet rreth orës 14.
Përndryshe, Tamar Ziv është ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë.
Izraeli dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021 dhe Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem më 14 mars të po atij viti.
Hapja e ambasadës në Jerusalem rrjedh nga marrëveshja e 4 shtatorit 2020 në Uashington, e mbikëqyrur nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e presidentit Trump. Në këmbim, Kosova pranoi të hapë ambasadën e saj në Jerusalem e jo në Tel Aviv. BE-ja nuk e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit./arbresh.info/
“Turneu i Ndryshimit” do të mbahet edhe në Zvicë...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut