Google ADS

Ngjarjet e ditës për sot në Kosovë

06:50 | 5 Prill 2022
S D

08:00
Shoqata sindikale e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor mbajnë grevë njëorëshe, me kërkesë rritjen e koeficientit të pagave, pagesës së ndërrimit të natës etj. (Para Drejtorisë së ShSKUK-së)
08:45
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe, me rastin e përvjetorit të 23-të të masakrës së Rezallës. (Rezallë, Skenderaj)
09:30
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim delegacionin nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)
10:00
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, nënshkruajnë Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale. (Ministria e Drejtësisë)
10:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës; dhe diskuton me menaxhmentin e ndërmarrjes “NewCo Ferronikeli” lidhur me gjendjen në këtë ndërmarrje. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
10:30
Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, mbahet manifestimi përkujtimor për masakrën e Rezallës. (Kompleksi i varrezave, Rezallë)
11:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për Projektligjet në procedurë dhe planifikimi i vizitave në terren. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
11:00
Iniciativa për Progres (INPO) publikon raportin “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Republikës së Kosovës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
13:00
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mban konferencë për medie me temën “Paga minimale dhe efekti i saj në ekonominë e Kosovës”. (Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit”)
14:00
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i kryeparlamentarit)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme