Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh ish-kryeministër, ka thënë se nëse themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, ai duhet të bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
”Të gjithë ne i kemi të qarta rrugët për me e bë ose jo asociacionin. Në qoftë se bëhet, bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2013. Marrëveshja është mjaftë e përgjithshme sepse marrëveshja thotë se duhet të përcaktohen parimet. Ne në marrëveshjen e vitit 2015 kemi punuar në parimet, e jo në marrëveshje për themelim, sepse marrëveshja për themelim ka qenë e vitit 2013”, tha Mustafa në Tëvë1.
Sipas tij, marrëveshja për parimet e vitit 2015 kanë qenë si një dokument i ndërmjetëm në mes të marrëveshjes për themelim (2013) dhe statutit të Asociacionit.
Tutje, Mustafa tha se për të ka qenë e rëndësishme që Serbia në marrëveshjen e vitit 2015 ta pranojë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
”Gjykata Kushtetuese bëhet arbitër e Asociacionit dhe ndryshimet e mëvonshme të cilat do të bëheshin nga Kuvendi i Asociacionit do t’i nënshtroheshin vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese. Dhe këtë e ka nënshkruar Serbia. Të tjerat për mua kanë qenë të dorës së dytë, sepse e rëndësishme ka qenë që Serbia ta pranojë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin, që do të thotë se ai nuk mund të themelohet jashtë asaj çka thotë Gjykata Kushtetuese dhe Kushtetuta jonë dhe që ai të bëhet në bazë të ligjeve të Kosovës dhe këtë e kemi arrit”, shtoi Mustafa.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...