Google ADS

Kurti e Mehaj presin në takim komandantin Bashkim Jashari, diskutojnë për buxhetin e FSK-së

20:57 | 4 Prill 2022
A. B.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari.

Në takim u bisedua për buxhetin e shtuar për mbrojtje për vitin 2022, dhe mbështetjen që Forca e Sigurisë ka nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në mënyrë që vendi ynë të ketë ushtri të mirëtrajnuar e të pajisur sipas standardeve të ushtrive moderne të vendeve të NATO-s.

Poashtu është diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe në fqinjësi. Po ashtu, për zhvillimet në Ukrainë pas invazionit rus dhe agresionit ushtarak, nga i cili po zbulohen masakra të tmerrshme.

Kryeministri Kurti dhe gjeneralmajori Jashari folën për planet konkrete drejt plotësimit të objektivave të përbashkëta, për ta bërë FSK-në forcë moderne që është e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontributdhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme