Miriam Cani publikon ninullën për fëmijë “Nina nana”

19:57 | 4 Prill 2022
A. B.

Artistja nga Shqipëria, Miriam Cani ka publikuar një projekt tejet të veçantë.

Cani ka lansuar ninullë për fëmijë me titullin “Nina nana”, për të cilën ajo tha se është një dhuratë për të porsalindurit, fëmijët dhe nënat e reja, shkruan arbresh.info

“Një ninullë e kënduar dhe e shkruar për të përfaqësuar dashurinë e pastër të çdo nëne shqiptare, këto tinguj zemre janë vetëm për ju”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Albani dhe Miriam kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

Ndryshe, të dy mbesin aktiv edhe me projekte muzikore, e të shumta i kanë edhe bashkëpunimet me njëri-tjetrin, kënga e tyre e fundit “Zemër përmbi zemër” u publiku në nëntor të 2021. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme