Prefekti i qarkut të Lezhës Gjok Jaku, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen. Nëpërmjet një reagimi në Facebook ai ka sqaruar se këtë të hënë ka dorëzuar dorëheqjen nga ky funksion të cilin e ushtronte prej afro tri vitesh.
Ai shton se do të vijojë të kontribuojë në jetën publike dhe si banor i qytetit do të jetë i pandikuar nga qëndrimet antikonformiste.
Njoftimi:
Miqtë e mi, bashkëpunëtorë, bashkëqytetarë!
Po ndaj me ju se sot kam dorëzuar dorëheqjen time nga funksioni i Prefektit të Qarkut Lezhë punë të cilën e bëj prej afro 3 vjetësh.
Së pari, falenderime pafund për administratën që unë drejtova, për korrektësinë, profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre, u ndjeva kaq mirë me to.
Së dyti falenderoj me mirënjohje të gjithë ata drejtues të pushtet vendor, Dr. Policisë, ushtrisë e të degëve territoriale të cilët respektuan një kod sjelljeje e bashkëpunimi miqësor. Falenderim pafund për gjithë kontributin e tyre në përballimin me kohë të zgjatur të situatës post termeti dhe të pandemisë kryesisht.,shumë prej tyre meritojnë vlerësimin e gjithë opinionit.
Së treti, falenderime për të gjithë ata qytetarë që zgjodhen t’më takonin me besim në zyrë, rrugë e kudo, më inkurajuan e mbështetën por dhe më mirkuptuan për mundësitë e mia në zgjidhjen e problemeve të tyre.
Miqtë e mi të rrjeteve sociale!
Ka qënë po kaq i rëndësishëm për mua dhe komunikimi me ju, më keni ndjekur e ndjehem ngrohtë me ju, jam perpjekur t’ju ndjek sa kam mundur, sidoqoftë kjo në vartesi të kohës time.
Kjo periudhë 3 vjeçare ka qënë një ekperiencë e vlefshme për mua e pas asaj të Q. Shkodër në vitet 1997-2000, më ka plotësuar CV time por jo vetëm. Jam përpjekur gjithnjë të jem i perulur por dhe kërkues për arritjen e objektivave të punës. Jam i lumtur të kem lënë një gjurmë timen të mirë në këtë funksion të rëndësishëm.
Sigurisht që do vijoj të jem aktor modest në jetën publike lokale me të cilën u lidha prej më shumë 30 vjetësh, në të cilën u rrita e u formësova. Do jem banor i këtij qyteti perjetë, një mik juaji padyshim, i lirë në e i pandikuar në qendrimet e mia, antikonformist për probleme që shqetësojnë mjedisin shoqeror, social etj.sepse kështu dua të mbetem.
“Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi” M. Luther King./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...