Google ADS

Mariupoli, ky qytet është buzë katastrofës humanitare

18:18 | 4 Prill 2022
A. B.

Qyteti ukrainas i rrethuar Mariupol është buzë një “katastrofe humanitare”, me mbi 100 mijë banorë që akoma kanë nevojë për evakuim, ka bërë të ditur kryetari i këtij qyteti Vadym Boichenko.

“Situata në Mariupol mbetet shumë e vështirë. Jemi buzë një katastrofe humanitare – pa energji elektrike, ujë, ushqim e ilaçe. Megjithatë ne këmbëngulim se në Mariupol duhet të ndodh një evakuim i plotë – pra qasje në të gjitha pjesët e qytetit. Por ajo çfarë sot kemi parë nga Federata Ruse, ishte bllokimi i të gjitha ndihmave humanitare që ishin nisur drejt Mariupolit”, shtoi i pari i qytetit ukrainas.

Madje Boichenko ka bërë të ditur se kolona e autobusëve me të cilët do të duhej të kryhej evakuimi, as që ka arritur në qytet – pavarësisht marrëveshjes së arritur mes palës ukrainase dhe asaj ruse për hapjen e korridoreve për evakuim.

Disa banorë, kanë arritur të largohen drejt qytetit Berdiansk me vetura private. Raportohet se edhe ky qytet kontrollohet nga forcat ruse, por se është paksa më i “qetë” sa i përket sulmeve.

Rreth 90 mijë banorë kanë arritur të evakuohen përmes korridoreve që lidhin Berdianskun dhe Zaporizhzhia, ku është theksuar se 100 mijë tjerë mbeten të ngujuar brenda Mariupolit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme