Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Projektit EUKOJUST, të kryesuar nga ish-Kryeprokurori i EULEX-it, Johannes Van Veerswijk, i angazhuar si ekspert në këtë projekt, i shoqëruar nga eksperti tjetër, Cristian Nicoara.
Kryeprokurori Lumezi dhe ekspertët Veerswijk dhe Nicoara patën diskutime produktive për aktivitetet e përbashkëta, të cilat janë zhvilluar deri me tani dhe ato që pritet të realizohen në kuadër të Projektit EUKOJUST, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e sistemit prokurorial, veçanërisht në avancimin e transparencës, llogaridhënies dhe forcimit të etikës së prokurorëve.
Po ashtu, ata shkëmbyen pikëpamje që ndërlidhen me fuqizimin e rolit dhe pozitës së prokurorëve, si dhe profilizimin e tyre në trajtimin e rasteve penale.
Kryeprokurori Lumezi, ka vlerësuar lart ndihmën e Projektit EUKOJUST të dhënë për institucionin e Prokurorit të Shtetit, me ç’rast shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit me projektin EUKOJUST edhe në të ardhmen./arbresh.info/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...