Ngritet aktakuzë ndaj një personi i cili ka shkrepur me armë në restorant dhe në rrugë, në ahengun familjarë, shkruan arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.H, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)|”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas aktakuzës këto veprime i dyshuari i ka postuar në llogarinë e tij në Tik-tok.
“Sipas aktakuzës, me datë 14.08.2021 në Prizren, është gjetur se i akuzuari E.H., posedon një (1) pistoletë të llojit “Walter” dhe një (1) karikator të pistoletës në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, në atë mënyrë që në një aheng familjar me pistoletë shkrep disa herë në restaurant dhe në rrugë, dhe pasi këto veprime kanë qenë të incizuara i poston në llogarinë e tij në rrjetin social Tik-Tok”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Po ashtu, është propozuar që si dënim plotësues ndaj të akuzuarit të bëhet konfiskimi i përhershëm i pistoletës së llojit “Walter” dhe karikatori i pistoletës./arbresh.info/
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...