Policia kantonale e Cyrihut ka arrestuar tre persona në Embrach të premten dhe me atë rast ka sekuestruar rreth njëmbëdhjetë kilogramë heroinë dhe katër kilogramë materie për përpunimin e drogës.
Të premten pasdite, policët kantonalë kanë kontrolluar para një prone një kosovare 65-vjeçare me banim në Embrach, të dyshuar për tregti me lëndë narkotike, shkruan albinfo.ch.
Gjatë kontrollit të mëvonshëm të shtëpisë, policia ka gjetur rreth njëmbëdhjetë kilogramë heroinë, katër kilogramë lëndë për përpunim të drogës dhe sasi të vogla kokaine dhe marihuanë, thuhet në një komunikatë të Policisë Kantonale, të publikuar në www.zh.ch (faqen zyrtare të Kantonit të Cyrihut).
Në momentin e ndërhyrjes së policisë, në banesë ka pasur edhe persona të tjerë, transmeton albinfo.ch. Një shtetase 27-vjeçare e Shqipërisë, e cila ndodhet ilegalisht në Zvicër dhe një 23-vjeçare tjetër, po ashtu shtetase shqiptare, por me banim në Embrach, janë arrestuar nën dyshimin se kanë shkelur ligjin për narkotikët.
Tri gratë e arrestuara u dërguan në zyrën e prokurorit publik Winterthur/Unterland, pasi policia kishte përpunuar rastin.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...