AAK pro tërheqjes së Trustit por të analizohet shuma dhe rikthimi i tyre në fond

13:30 | 4 Prill 2022
S D

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se AAK është pro tërheqjes së Trustit por të analizohet shuma dhe rikthimi i tyre, shkruan arbresh.info.

“Po e kemi analizu edhe këtë veprim pra me kujdes dhe e përkrahim tërheqjen  të Trustit por që duhet të bëhet një analizë e kujdeseshme, por ashtu jemi të mendimit që duhet të ketë një projekt se i duhet të kthehen nga Qeveria pra, a do të faturohet kjo vetëm në koston e qytetarit, pra nëse qytetari i tërheqë këto para i hargjon parat e veta që do ti mungojnë, pra jemi të interesuar që të gjendet formula e rikthimit në fond nga buxheti nga Qeveria”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së përmendi inflacionin dhe rritjen e çmimeve, ndërsa përmendi disa propozime për Qeverinë në lidhje me masat që duhet të ndërmerren.

“Ne i propozojmë Qeverisë që të parasheh disa instrumente me të cilat do të ndërhyjë në krizën financiare në vend. Ekziston mundësia dhe është reale heqja e TVSH-së për artikujt bazë ushqimorë për 3 muaj dhe për t’u rivlerësuar”, tha ai.

Po ashtu, Haradinaj tha se edhe çështja e akcizës për naftën duhet të vlerësohet nga Ekzekutivi, pasi tha se ajo ndikon në rritjen e çmimit të naftës dhe të produkteve tjera./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme