Google ADS

Tahiri: Kjo Qeveri i ka parku ligjet përmbajtjesore dhe nuk po merret kush me to

13:20 | 4 Prill 2022
S D

Shefi i Grupit Parlamentarë të AAK-së, Besnik Tahiri, ka ngritur edhe njëherë çështjen e planit legjislativë të Qeverisë, duke thënë se ligjet përmbajtjesore i ka parkuar dhe s’po merret me to, shkruan arbresh.info.

“Temën që e ngrita sot ka të bëj me planin legjislativë të Qeverisë. Qëndrimi i Grupit Parlamentarë të AAK-së, është shumë i thjeshtë, këtu janë tri drafte që janë paraqit që nga ardhja në pushtet e kësaj Qeverie shihet qartë përmbajtjesore dhe ligjet që kanë efekt në drejtësi, ekonomi, politikë të jashtme janë parku i kanë lënë diku në një skaj dhe nuk po i trajtojnë. Ligjet themelore si ai i pagave janë lënë një skaj dhe s’po merret askush për to dhe është një agjendë legjislative asgjë më shume e asgjë më pak veq se me i lënë diku po pa efekte”, tha Tahiri.

Tutje ai po ashtu tha se kjo shumicë Parlamentare është shumica më e dobët në histori ndonjëherë.

“Kërkesa ime  s’ka qenë shumë e thjesht mos i parkoni ligjet përmbajtjesore, po punoni dhe sjellëni në Kuvend për shkak se do të dështojnë. Shumica më e madhe parlamentare që e ka pas ndonjë herë dikush është përformanca më e dobët parlamentare dhe Qeveritare që njihet ndonjëherë”, deklaroi Tahiri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme