Të enjten seanca e radhës, në rend dite shqyrtimi i ligjit për zyrtarët publik

13:07 | 4 Prill 2022
S D

Shefja e grupit te VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se në Kryesinë e Kuvendit është vendosur që të enjten të mbahet seancë e radhës me pikat e zakonshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.

Në këtë seancë, pritet edhe shqyrtimi i projektligjit për Këshillin Prokurorial, për ndryshimin e ligjit për procedurë përmbarimore si dhe shqyrtimi i ligjit për zyrtarë publik.

“Pas mbledhjes së Kryesisë, është vendosur që seanca e radhës të mbahet më 7 prill me agjendën: shqyrtimi i projektligjin për këshillin prokurorial, për ndryshimin e ligjit për procedurë përmbarimore. Një pikë tjetër është shqyrtimi i ligjit për zyrtarë publik”, tha ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme