Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të futbollistëve në Kosovës ka vendosur të reagoi një ditë pas ndodhjes së incidentit të djeshëm ku u sulmua fizikisht portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.
Kjo shoqatë me anë të një postimi në Facebook, ka kërkuar që ata që e shkaktuan incidentit të mos kenë me kurrë vend në tribunat e stadiumeve të futbollit kosovar, shkruan arbresh.info.
Ata gjithashtu kanë kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës që të marrë masat e duhura duke shpresuar që ky rast të jetë i fundit.
Më poshtë gjeni postiminin e plotë:
Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës është e shokuar me incidentin që ngjau dje në Gjilan, dhe dënon ashpër sulmin nga tifozët e klubit futbollistik SC Gjilani ndaj portjerit të KF Ballkani, Stivi Frashëri, me kërkesën që akterët e kësaj ngjarje të mos lejohen më kurrë të përcjellin ndeshje sportive futbollistike, sepse “tifozë” të tillë nuk i duhen as SC Gjilanit – as ndonjë ekipi tjetër të futbollit.
Ne kërkojmë nga Federata e Futbollit të Kosovës të marrë masat e duhura dënuese dhe parandaluese që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më.
Futbollistët brenda vijave të fushës së lojës janë të shenjtë e të paprekshëm dhe siguria e tyre duhet të jetë e plotë dhe e padiskutueshme.
Duke shpresuar që ky të jetë rasti i fundit që ndodhë në futbollin e Kosovës, urojmë që Stivi Frashëri të shërohet plotësisht dhe t’i kthehet sa më parë dhe më i fortë fushës së blertë. /arbresh.info/
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...