Lista “Aleksandar Vuçiq – Së bashku mund të bëjmë gjithçka” ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të cilat janë mbajtur të dielën.
Me mbi 87 për qind të votave të numëruara, lista e presidentit serb ka fituar 43.4 për qind të tyre, ka bërë të ditur Komisioni Republikan i Zgjedhjeve.
Në vend të dytë ka dalë koalicioni “Të bashkuar për fitoren e Serbisë” me 13.1 për qind të votave dhe në vend të tretë ka dalë Partia Socialiste e Serbisë me 11.7 për qind.
Koalicioni i Shqiptarëve i Shaip Kamberit ka marrë 0.28% për qind të votave dhe besohet se ka siguruar një vend në Kuvendin e Serbisë.
Të dielën, në Serbi janë mbajtur edhe zgjedhjet presidenciale dhe në bazë të gati 87 për qind të votave të numëruara, presidenti aktual, Vuçiq, ka fituar 59.5 për qind të tyre.
Në vend të dytë ka dalë Zdravko Ponosh me 17.5 për qind, ndërsa në të tretin Millosh Jovanoviq me 5.8 për qind të votave.
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve do të bëhen të ditura mbrëmjen e sotme nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve, ndërsa përfundimtaret do të publikohen më së largu më 7 prill.
Afati i fundit për ndarjen e mandateve është data 17 prill dhe Kuvendi duhet të konstituohet më së voni deri më 7 maj./REL/
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...