BDI mban zgjedhje të brendshme: Zgjedhje bëhet sipas parimit një anëtar, një votë

11:56 | 4 Prill 2022
S D

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton se po organizon zgjedhje brenda partiake në degë Tetovës, Gostivarit, Bogovinës, Vrapçishtit, Zhelinës, Tearcës, Haraçinës, Çashkës, Studeniçanit, Bërvenicës dhe Dollnenit.

“Sipas Statutit, anëtarësimi në Bashkimin Demokratik për Integrim është i lirë dhe vullnetar pasi që BDI është e hapur për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë proces zgjedhor aplikohet parimi i përcaktuar në statutin e miratuar në kongresin e fundit partiak, një anëtar një votë. Ky parim do të përcakton drejtuesit lokal të degëve të BDI-së të cilat janë në zgjedhje brenda partiake”, thuhet në komunikatën e BDI.

Ata shtojnë se në të gjitha këto degë ka filluar procesi i anëtarësimit online dhe në secilin këshill vendor të degëve përkatëse, proces ky që pritet të përfundoj deri në muajin qershor.

“Bashkimi Demokratik për Integrim fton të gjithë qytetarët të cilët e shohin veten të gatshëm për të kontribuar në krijimin e politikave për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne, të mos hezitojnë të anëtarësohen online në: www.regjistrim.mk ose në këshillin vendor përkatës pranë degës ku bëjnë pjesë dhe me këtë të bëhen pjesë e zgjedhjeve brenda partiake. Anëtar i BDI-së, mund të bëhet çdo qytetarë i RMV-së mbi moshën 18 vjeçare, i cili pranon Programin, Statutin e partisë si dhe deklaron dhe plotëson fletëregjistrimin për anëtarësim në parti në formë elektronike”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme