Një punëtor i Kompanisë për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka vdekur dje pas goditjes nga një veturë derisa ishte në krye të detyrës.
Rasti kishte ndodhur dje rreth orës 12:17 në fashtin Shajkovc të Podujevës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur që viktimën e kishte goditur për vdekje një i mitur i cili ishte duke e drejtuar veturën në ato momente.
Sipas policisë viktima ka ndërruar jetë në orën 16:20 dhe trupi i tij është dërguar për obduksion, ndërsa të miturit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.
“ Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur) ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe është dërguar në QKUK, ku rreth orës 16:20 ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion ndërsa, ndaj mashkullit kosovar pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?