Dje (3 prill) në komunën e Medvegjës u mbajtën zgjedhjet lokale. Përkundër fushatës nga shteti serb, shqiptarët arritën të ruajnë përfaqësimin e tyre në asamble komunale.
Sipas rezultateve preliminare shqiptarët do të kenë tre përfaqësues në asamble komunale, PD do të ketë dy asamblistë kurse PVD një.
Asamblistë pritet të jenë, Femi Beha, Bajram Mustafa dhe Florin Sahiti, telegrafi.
Shumë qytetarëve ju pamundësua votimi, për shkak të pasivizimit të adresave dhe shlyerjes nga listat e votimeve.
Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në krye me deputetin Shaip Kamberi ka fituar besimin e 0,3 për qind të qytetarëve, përkatësisht do të jetë zë i vetëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.
Ndryshe deputet në Parlamentin e Serbisë në legjislaturën e kaluar ishte edhe Argjend Bajrami nga Alternativa Demokratike Shqiptare.
Kujtojmë se Aleksandar Vuçiq dhe partia të cilën ai e udhëheqë SNS kanë shpallur mbrëmë fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 3 prill.
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...