Ministria e Shëndetësisë ende nuk e di se çfarë të bëjë me rreth 1200 personave personel mjekësor shtesë që angazhoi nga gjysma e vitit të kaluar, për të plotësuar nevojat e menaxhimit të pandemisë së COVID19, në spitalet e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Kontrata që u është lëshuar, ka pasur afat gjashtëmujor ose tremujor, me mundësi vazhdimi për tre muajt e ardhshëm.
Arbresh.info ka tentuar të marrë një përgjigje nga kjo ministri për të ditur se çfarë do të bëhet me ta, por nuk i janë përgjigur interesimit të portalit.
B.S (emër i njohur për redaksinë) është njëra prej infermiereve që ka filluar punën si staf shtesë në QKUK dhjetorin e vitit 2021. Ajo thotë se kontrata e saj pritet të përfundojë në fund të muajit qershor, duke cekur se nuk ka asnjë informacion se çfarë do të ndodh tutje me vendin e saj të punës.
“Unë jam aftësuar profesionalisht gjatë tëre këtyre muajve dhe dëshiroj shumë që të mbetem në punë dhe të jem me kontratë të rregullt”, thotë ajo.
Fitim Havolli, nga Sindikata e Infermierëve thotë se sistemi shëndetësor në Kosovë ka mungesë të infermerëve.
“Sistemi shëndetësor në Kosovë ka mungesë të komunitetit infermieror mbi 4000 infermierë, mami laborantë e profesionalistë të tjerë shëndetësor, prandaj duhet të ju mundësohen së paku këtyre infermierëve që tashmë kanë përvojë një vjeçare të ju vazhdohen kontratat e rregullta e mos të hynë në punë stafi pa përvojë i infermierëve”, tha Havolli.
Edhe Kryetari i Odës së Mjekëve Pleurat Sejdiu, që nga koha e pandemisë kur janë punësuar mjekët shtesë, thotë se qëndrimi i tyre ka qenë i qartë, që nuk ka nevojë për kontrata të përkohshme, por kontratat të jenë të përhershme”.
“Qëndrimi ynë që nga koha e pandemisë ka qenë i qartë, që mjekët të cilët janë punësuar gjatë kësaj kohe të mos kenë kontrata të përkohshme por të hapen konkurse të rregullta për mjekët sepse i kemi afër 500 mjekë të pa punë”, tha Sejdiu.
Rikujtojmë se stafi i mjekëve dhe infermierëve gjatë kohës së pandemisë kanë punuar në mënyrë intensive./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
U morën para drejtuesve të kamionëve për të kaluar më lehtë ...
‘A e di ku ke ardh?’, Atilla i kundërpërgjigjet Xhenetës
Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Diell...
Pse votohet të martën në zgjedhjet amerikane?
Zëvendëskryeministri i Luksemburgut i sjell Kurtit napolitan...
U tha se ka dhënë dorëheqja pas paraqitjes në SPAK, kryebash...