Identifikohet viktima e atentatit mbrëmjen e së dielës në afërsi të Qafës së Rinasit në rrugën Tiranë-Durrës.
Bëhet fjalë për shtetasin Iljaz Çali 37 vjeç.
Ai është qëlluar me plumba teksa lëvizte me makinën e tij Land Rover fuoristrade.
Makina ishte blerë tek shtetasi Hekuran Xhixha, por nuk i ishte ndërruar pronësia.
Ne vitin 2016 Iljaz Cali ishte ndaluar pasi iu gjeten në banesë mbi 600 kg kanabis.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve./VP/
Një i vrarë nga të shtënat me armë në autostradën Tiranë-Durrës
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...