Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me rastin e 73-vjetorit të NATO-s ka shpërndarë pamje nga godinat e Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat janë ndriçuar me ngjyrë të kaltër. Kovaçevski thotë se forca e Aleancës qëndron në unitetin e vendeve anëtare.
“Sonte godina e Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Jashtme ndriçojnë me ngjyrat e NATO-s. 4 prilli është Dita e NATO-s, kur të gjithë aleatët janë të bashkuar më shumë se kurrë. Jemi para sfidave të reja gjeopolitike në një kohë kur në kontinentin evropian jemi dëshmitarë të agresionin ushtarak që po ndodh në Ukrainë, ndërsa kujtojmë se forca jonë është uniteti i Aleancës”, ka shkruar Kovaçevski./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...