Atë që nuk e bëri Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi (KZS), duke mos i publikuar rezultatet e para preliminare, këtë e bëri presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas rezultateve të para preliminare të publikuara nga SNS, lista “Aleksandar Vuçiq – Së bashku mund të bëjmë gjithçka” ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare në Serbi – 43,95 për qind.
Lista “Të Bashkuar për Fitoren e Serbisë” fitoi, siç tha Vuçiq në konferencën për media, fitoi 13.6 për qind, raporton n1.
Lista rreth SPS mori 11.4 për qind të votave, koalicioni Nada mori 5.3 për qind dhe koalicioni Moramo mori 4.7 për qind.
Ai shpjegoi se 124 ose 125 vende në parlament do t’i takojnë SNS-së dhe shtoi se rezultatet e disa qendrave të votimit nga Republika Serbe të Bosnje-Hercegovinës nuk janë përfshirë, por, siç tha ai, ato ndryshime ishin të vogla.
Ndryshe, Shaip Kamberi pritet të jetë sërish deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...