PSG shënon fitore të thellë ndaj Lorient

22:44 | 3 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Paris Saint-Germain ka fituar 5-1 ndaj Lorientit në kuadër të javës së 30-të në Ligue 1.

Pas vetëm 12 minutash lojë, Neymar i kaloi parisienët në epërsi me një asistim të Kylian Mbappes.

Më pas, sulmuesi francez (28’), u fut në listën e realiztaroëve me Idrissa Gueye që ishte asistuesi, për rezultatin 2-0.

Pjesa e dytë filloi më mirë për mysafirët, që ngushtuan rezultatin në 2-1 me golin e realizuar prej Terem Moffi.

Por, Mbappe (67’), ishte sërish në listën e realizatorëve për rezultatin 3-1, ndërsa asistues ishte Achraf Hakimi.

Për rezultatin 4-1 të vendasve u përkujdes Lionel Messi, që shënoi në minutën e 73-të, ndërsa francezi realizoi edhe asistimin e tij të dytë.

Mbappe realizoi më pas het-trik asistimesh, pasi e gjeti Neymarin në minutën e 90-të, për të shënuar golin e dytë personal dhe të pestin për skuadrën e tij.

Pas javës së 30-të, PSG vazhdon të jetë lider me 68 pikë, ndërsa në xhiron e ardhshme luan ndaj Clermont.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme