Kryeministri britanik, Boris Johnson ka dënuar ashpër ekzekutimin e civilëve ukrainas, që doli në dritë pas tërheqjes së trupave ruse nga periferitë e Kievit.
“Sulmet e neveritshme të Rusisë kundër civilëve të pafajshëm në Irpin dhe Buça janë edhe më shumë dëshmi se presidenti, rus Vladimir Putin dhe ushtria e tij po kryejnë krime lufte në Ukrainë”, tha Johnson në një deklaratë.
Kryeministri britanik premtoi se do të bënte gjithçka në fuqinë e tij, duke u zotuar se Londra do të shtrëngonte sanksionet kundër Moskës dhe do të rrisë furnizimet me armë dhe ndihmën humanitare për Ukrainën.
Johnson theksoi gjithashtu mbështetjen e Britanisë për një hetim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për mizoritë e kryera në Ukrainë.
Londra do të rrisë mbështetjen e saj financiare për hetimin e gjykatës dhe do të dërgojë hetues specialistë, tha Johnson.
“Ne nuk do të pushojmë derisa drejtësia të vihet në vend”, tha Johnson.
Komentet e kryeministrit britanik erdhën pasi dhjetëra trupa të pajetë u zbuluan në Buça, një qytet në veri-perëndim të Kievit që ka parë luftime të ashpra për javë të tëra.
Në këtë qytet, janë varrosur në një varr masiv rreth 280 civilë.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...