Google ADS

Flasin nga spitali i Gjilanit, gjendja e Stivi Frashërit është stabile

17:15 | 3 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Gjendja e portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri – i cili u sulmua nga tifozët e Gjilanit në ndeshjen kundër tyre – është stabile.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Arsim Emini.

“Gjendja e tij është stabile. Nuk ka fraktura, nuk ka kocka të thyera, ka përfunduar vetëm me shtypje, vetëm është duke u monitoruar në emergjencën e spitalit dhe më vonë do të vendoset çfarë të bëhet më tutje”.

Emini tutje shton se Frashëri në spital ka ardhur i vetëdijshëm.

“Ka ardhur i vetëdijshëm, vazhdon të jetë në vetëdije, nuk ka lëndime të rënda jetëkërcënuese”.

Frashëri u godit me kokë nga “Skifterat” të cilët po festonin golin e Enea Koliçit të shënuar në minutat e fundit të takimit .

E për shkak të hyrjes së tifozëve në fushë, edhe ndeshja u detyrua të ndërpritej./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme