Kryeprokurori i Ukrainës po mbledh dëshmi për atë sesi rusët kanë përdorur fëmijët si mbrojtje – pra të mbrohen nga sulmet e ushtrisë ukrainase derisa po tërhiqeshin nga Kievi dhe pjesë tjera në veri të Ukrainës.
Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka përdorur fëmijët si mburojë, derisa ka tentuar të rigrupohet për ofensiva tjera.
Fëmijët ishin vendosur para tankeve në fshatin Novyi Bykvi, jo larg Chernihivit, rreth 160 kilometra në veri të Kievit.
Akoma ekzistojnë pretendime se fëmijët janë marrë peng në pjesë të ndryshme të Ukrainës, me qëllim që ata të mos marrin të dhëna për lëvizjet e ushtrisë okupatore.
“Rastet e përdorimit të fëmijëve si mburojë janë regjistruar në Sumy, Kiev, Chernihiv dhe Zaporzhzhy”, ka bërë të ditur zyra e Ombuds Personit në Ukrainë.
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin