Zgjedhjet në Serbi nuk duket të jenë aq të qeta, pasi herë pas here ka pasur edhe incidente. Fillimisht u raportua për një konflikt në një qendër votimi në Novi Pazar.
Tashmë një sherr tjetër është konfirmuar në Beograd, ku lideri i Lëvizjes Qytetare (PSG) Pavlle Grboviq përmes një video në ‘twitter’, shihet se ishte viktimë e një grupi të rinjsh që e grushtuan.
Fillimisht fjalët e tij nuk ishin të besueshme por më pas u publikuan edhe pamje ku shihet se Grboviq ishte viktimë e një sulmi që ndodhi para një qendre votimi.
Megjithatë policia në Serbi ka bërë të ditur se po heton rastin, kur pamjet e publikuara në rrjetet sociale po analizohen nga organet e rendit.
Evo @avucic i @sns_srbija , ovo je Srbija koju vi nudite.
Krvava i pretučena.
Sram vas bilo, bednici ! pic.twitter.com/JXexfnQFvC— Ivan Ivanović (@veceivan) April 3, 2022
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...