Google ADS

Minisitri i Jashtëm grek mbërrin në Ukrainë, nis misionin për ndihma humanitare në Odesa

14:43 | 3 Prill 2022
KRG

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dhendias ka mbërritur mesditën e së dielës në Odesa, në krye të një misioni ndihme humanitare në qytetin-port, në jug të Ukrainës bën me dije ministria e jashtme. Ndihma humanitare do t’u dorëzohet autoriteteve të qytetit.

Dhendias që ka deklaruar se po shqyrtohet një plan për të krijuar një mekanizëm të vazhdueshëm të shpërndarjes së ndihmës nga Greqia, fillimisht shkoi në Konsullatën e Përgjithshme greke në Odesë e cila ka rifilluar funksionimin e saj dhe më pas në shtëpinë muze të Shoqërisë së Miqve , një prej organizatave më të rëndësishme që përgatitën kryengritjet greke ndaj Perandosisë Osmane në vitin 1821.

Më herët Dhendias mbërriti në Kishinau të Moldavisë dhe prej andej u nis me makinë për në Odessa, në krye të misionit humanitar në qytetin ukrainas. Ai shoqërohej nga admirali Alexandros Diakopoulos, Drejtor i Asistencës për Zhvillim Ndërkombëtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe konsulli grek në Odessa Dimitris Dohtsis.

Ministri i Jashtëm grek kishte deklaruar muajin e kaluar se planifikonte të drejtonte një mision ndihme humanitare në qytetin e rrethuar martir të Mariupolit në Ukrainë, ku jetojnë mijëra grekë homogjenë, por luftimet intensive atje bënë që destinacioni të ndryshohej për në Odesa.

Të paktën 10 grekë homogjenë janë vrarë dhe disa janë plagosur që kur Rusia filloi të sulmojë Mariupolin. Më shumë se 150 shtetas grekë janë evakuuar nga rajoni, sipas Athinës zyrtare./TCH/

Të ngjashme