Ish-trajneri i Polonisë, Antoni Piechniczek ka hedhur poshtë kërcënimin që Lionel Messi paraqet për Poloninë dhe të tjerët në Kupën e Botës të këtij dimri, duke përmendur moshën e argjentinasit si një faktor prapa ngadalësimit të tij të dukshëm.
Messi nuk ka qenë në maksimumin e tij që kur iu bashkua Paris Saint-Germain verën e kaluar, pavarësisht se ende ka disa shifra të mira për skuadrën franceze.
Por Piechniczek, i cili drejtoi Poloninë në Kupën e Botës 1982 në Spanjë, thotë se të shihje shtatë herë fituesin e Topit të Artë përballë Polonisë do të ishte më interesante nëse Messi do të ishte pesë ose gjashtë vjet më i ri.
“Le të jemi të sinqertë, Messi tani është gjyshi i pyllit. Ai nuk është më lojtari që ishte disa vite më parë dhe mbetet për t’u parë se çfarë roli do të luajë në Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Piechniczek.
Messi në bankinë?
Piechniczek shkoi më tej, duke sugjeruar se trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, mund të vendos numrin 10 t’i fillojë ndeshjet nga stoli në Kupën e Botës.
“Është e mundur që ai të mund të vendoset në bankinë, duke pasur parasysh nivelin e tij aktual. Ai mund të luajë një rol si Zlatan Ibrahimovic me Suedinë. Ai do të luajë 15-20 minutat e fundit, duke hyrë si zëvendësues”.
Pavarësisht fjalëve të thëna, Piechniczek pranoi se Messi mund të vazhdoj të luajë një rol të rëndësishëm për Argjentinën.
“Ai mund të ketë një turne sensacional, nuk mund ta përjashtoj. Gjithmonë ka surpriza. Por duke parë se si duket ai me PSG-në, ai nuk është i njëjti Messi si më parë”, përfundoi trajneri polak.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...