Rusët kundër luftës në Ukrainë, më shumë se 200 të arrestuar në protesta

08:18 | 3 Prill 2022
KRG

Më shumë se 200 persona kanë rënë në prangat e policisë ruse, gjatë protestave të zhvilluara kundër pushtimit të Ukrainës.

Mediat e huaja bëjnë me dijes e rusët që kundërshtojnë pushtimin e Ukrainë, kanë zhvilluar protesta në 17 qytete ruse, nga Siberia në perëndimin më të populluar.

Më shumë se 70 persona u arrestuan në Moskë dhe një numër i ngjashëm në Shën Petersburg. Ndërkohë kujtojmë që prej 24 shkurtit forcat ruse kanë sulmuar qytete të ndryshme ne Ukrainë duke shkaktuar mijëra civilë të vrarë mes tyre edhe fëmijë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme