“Ne ishim me 12 futbollistë për tetë deri në nëntë sekonda dhe në këto momente nuk ndodhi asgjë sensacionale,”- deklaroi i bavarezëve.
Julian Nagelsmann gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në fund të ndeshjes së fituar 4-1 nga Bayern Munich kundër Freiburg, foli edhe për një episod krejt të veçantë, momenteve kur ekipi i tij po luante në dymbëdhjetë lojtarë në fushë.
Sipas trajnerit të bavarezëve, gabimi ka ndodhur në kohën e një zëvendësimi të dyfishtë dhe lojtari nuk e ka kuptuar se duhej të linte fushën.
“Një numër i gabuar u vendos në tabelën e ndërrimeve dhe për këtë arsye Coman nuk e kuptoi se ai duhej të largohej nga fusha, Kjo është arsyeja pse ne luajtëm për disa sekonda me një lojtar më tepër në fushë. Ne ishim me 12 futbollistë për tetë deri në nëntë sekonda dhe në këto momente nuk ndodhi asgjë sensacionale,”- deklaroi, duke vazhduar me komentin e lojës së kundërshtari.
“Freiburgu u mbrojt mirë, por ne kishim kontroll të mirë të lojës në 20 minutat e para, pastaj diçka ndryshoi dhe bëmë disa gabime të tepërta. Në pjesën e dytë u sollëm më mirë dhe arritëm ta zhbllokonim falë një goli të Goretzkës. Jam i lumtur për të.”
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit
Aliu: Kosova synon të lidhë rrjetin hekurudhor me atë evropi...
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s
Kurti e akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë