Videoja e postuar në mediat sociale të shtunën dhe e verifikuar nga The Washington Post tregoi të paktën nëntë persona, përfshirë një fëmijë, të shtrirë në rrugën e një zone banimi në qytetin Bucha, në veri të Kievit, pasi forcat ruse u tërhoqën. Ata duket se kanë vdekur.
Një video shtesë e postuar në mediat sociale të shtunën tregon dy burra duke vozitur nëpër qytet. Ata kalojnë makina të braktisura, disa prej të cilave duket se janë zhveshur për pjesë. Mbeturinat, gomat dhe bllokada të vjetra antitank mbushin rrugët. Në një moment, teksa rrotullohen në një cep, duken dy makina të zeza të dëmtuara rëndë. Fjala “STOP” është pikturuar në të dyja në anglisht me germa të mëdha të bardha dhe të theksuara.
Forcat ruse u tërhoqën nga Bucha, një qytet me 37,000 banorë në veriperëndim të Kievit dhe periferitë e tjera të kryeqytetit ditët e fundit, duke lënë një gjurmë shkatërrimi. Trupat ruse luftuan për kontrollin e Buçës duke filluar nga 27 shkurt – tre ditë pas fillimit të pushtimit – dhe “granatimet e pamëshirshme” bllokuan banorët në shtëpi dhe strehimore pa energji elektrike ose gaz, sipas Human Rights Watch./arbresh.info/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...