Zyrtarët ukrainas thonë se forcat ukrainase kanë rimarrë të gjithë rajonin rreth Kievit.
Në javët e fundit ka pasur luftime të ashpra në disa qytete dhe fshatra rreth kryeqytetit.
Rusia e ka përshkruar tërheqjen e saj të forcave pranë Kievit si një gjest vullneti të mirë në negociatat e paqes, por analistët perëndimorë thonë se ofensivat e saj kishin ngecur.
Autoritetet thonë se të paktën 200 civilë janë vrarë në Irpin – qytet në veri-perëndim të Kievit – që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit.
Shumica e 70,000 njerëzve që jetonin në këtë qytet u larguan gjatë muajit të kaluar.
Derisa në qytetin Buça, trupat ukrainase kanë hyrë në dy ditët e fundit, pasi kishte qenë plotësisht e paarritshme për gati një muaj.
AFP raportoi gjatë së shtunës për të paktën 20 trupa të vrarë, të cilët ishin në një rrugë të këtij qyteti.
Kryetari i bashkisë së qytetit tha se 280 njerëz ishin varrosur në një varr masiv në Buça dhe se qyteti ishte i mbushur me kufoma.
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik