Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj, ka folur rreth vendimit të Agjencisë në të kaluarën ku kishin konstatuar se Kryeprokurori i Shtetit nuk ishte ndesh me ligjin Kundër Konfliktit të interesit edhe pse i njëjti mbante shtatë pozita.
Ai ka thënë se këtë e kishte parë në media por nuk mund të komentojë nëse ishte ne konflikt interesi apo jo pasi është tash ka marrë këtë pozitë.
“Ashtu si publiku jam njoftu me këto raste nga mediat pasi nuk kam qenë pranë institucionit, nganjëherë pamja nga brenda institucionit nuk është krejt identike me atë që duket nga jashtë por ende nuk mund të them që këto kanë qenë lëshime nga institucioni, nuk është që kam ndonjë dëshmi që ka pasur lëshime neni 13 është pak problematik pasi thotë përveç në qofte se është paraparë me një ligj ndryshe e pastaj të interpretimi se si është paraparë ndryshe me ligj është gjetur kjo vegza ashtu siç e përmendeni ju në interpretim”, ka thënë ai, për “Betimi për Drejtësi”.
Ai ka shtuar se ajo çfarë mund të premtoj si i pari i Agjencisë është që do të jenë strikt në interpretim të ligjit për konfliktin e interesit
“ Atë që do të siguroj nga koha që kam ardhur këtu, është që të jemi strikt në interpretimin të legjislacionit jo për ta dëmtu dikë por për ta penguar konfliktin e interesit edhe në dukje sepse ashtu e parasheh ligji. Secilën mundësi që do duket se ka konflikt interesi do ta trajtojmë sipas ligjit dhe do ti japim opinionet tona ashtu siç e parasheh ligji”, është shprehur ai.
Buleshkaj ka thënë se nuk janë të kënaqur me trajtimin e lëndëve nga ana e gjyqësorit.
Ai ka thënë se vendimet e gjykatave dallojnë dhe nuk janë të njëjta për veprat e njëjta penale.
“Ngjashëm me prokurorinë edhe vendimet që i merr gjyqësori nuk janë uniforme, për shkelje të përafërta kemi vendime të ndryshme, është edhe një komentarë për veprat penale që e ka leshu Gjykata Supreme, me duket që as ai nuk është shqyrtuar shumë nga gjyqësori. Sa jemi të kënaqur nuk jemi të kënaqur, sepse në qofte se vetëm një statistikë e përmende nëse i dërgojmë 200 raste, nga 200 raste marrim 5 raste, vendimi i gjyqësorit është dënues ne nuk mund të jemi të kënaqur”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se edhe vonesat e trajtimit të rasteve kanë bërë që të humbe efekti i veprës penale.
Buleshkaj, ka shtuar se vonesat po ndikojnë që mos të ndërpritet praktika e keqe, ku pastaj po vazhdohet të shkelet ligji nga këta zyrtarë, duke shtuar se këto raste po trajtohen si kundërvajtje.
Gjithashtu ka thënë që ajo që nuk po zbatohet është edhe deklarimi i rrejshëm i pasurisë.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...