I pakalueshëm Florian Marku, mposht Chris Jenkis me knock-out dhe mbron titullin e IBF

22:58 | 2 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Florian Marku ka mposhtur boksierin britanez, Chris Jenkis duke arritur të mbrojë titullin ndërkombëtar IBF në peshën e mesme.

Të dy raundet e para ishin ishin passive nga të dy boksierët, derisa raundi i tretë ishte koha kur të dy luftëtarët shpërthyen, duke shkëmbyer goditje të njëpasnjëshme.

Raundi i tretë ishte edhe më interesant, ku në kënvështrim të parë ishte e barabarë.

E vendimi final u morr në raundin e katërt, ku “The Albanian King” me një breshëri grushtesh arriti të nokautojë britanezin dhe të vazhdojë të jetë në krye të IBF.

Ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar vetë Marku, meçi i tij i radhës pritet të zhvillohet në Shqipëri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme