Ajo e kaloi mëngjesin e së dielës duke parë ndeshjen e futbollit të djalit Saint në Los Angeles me ish-burrin e saj, Kanye West dhe dy fëmijët e tyre të tjerë North dhe Chicago.
Por ishte zgjedhja e shapkave të Kim Kardashianit që kishte veshur gjatë ndeshjes së futbollit ajo që mori vëmendjen, shkruan DailyMail.
Sipërmarrësja miliardere, 41 vjeçe, zgjodhi një palë shapka të markës “Balenciaga” në vlerë prej 450 dollarësh (407 euro).
Shapkat e prodhuara në Itali, përbëhen nga pjesa e sipërme dhe tabani prej gome.
Të mbathurat aktuale të mamasë së katër fëmijëve janë shumë larg nga të preferuarat e saj të mëparshme – shapkat “Yeezy”- të dizajnuara nga kompania e ish-burrit të saj, Kanye West.
Muajin e kaluar, Kim pozoi për një fushatë reklamuese për “Balenciaga”, së bashku me Justin Bieberin dhe Isabelle Huppertin.
Zgjedhja unike e shapkave të yllit vjen pasi ajo dhe ish-burri i saj, Kanye, 44 vjeç, lanë mënjanë grindjet e tyre shumë publike për të shkuar së bashku dhe për të brohoritur për djalin e tyre Saint, gjashtë vjeç, teksa ai luante një lojë futbolli në Los Angeles.
Dyshja u fotografuan së bashku të dielën, pasi nuk u panë së bashku për disa muaj.
Gjatë ndeshjes së futbollit, Kanye buzëqeshi teksa shikonte Saintin duke luajtur me Kimin e ulur aty pranë dhe me vajzën Chicago në krahë.
North u ul pranë të dy prindërve të saj.
Kim, e cila paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye në shkurt të vitit 2021, ka katër fëmijë me Kanyen: North, tetë vjeçe, Saint, gjashtë vjeç, Chicago, katër vjeçe dhe Psalm, dy vjeç.
Në mes të marsit, Kim zyrtarizoi lidhjen e saj me të dashurin e ri, Pete Davidson. /Telegrafi/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...