Shefi i kabinetit të Presidentes: Serbia parajsë për bizneset ruse dhe ende kërkon anëtarësim në BE

22:16 | 2 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Shefi i Stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela ka thënë se Serbia po mban qëndrim pro-rus ndërsa po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Vela përmes një cicërime në Twitter, duke iu referuar një lajmi, tha se që nga fillim i luftës në Ukrainë, rusët hapën mbi 300 kompani në Serbi, duke u bërë kështu strehë e bizneseve ruse.

Ai përmendi edhe mosaplikimin e asnjë sanksioni të Serbisë ndaj Rusisë.

“#Serbia është një strehë e sigurt për bizneset ruse që shmangin dhe sanksionojnë. Që nga fillimi i luftës në #Ukrainë , rusët hapën mbi 300 kompani në Serbi. Serbia nuk ka aplikuar asnjë sanksion ndaj Rusisë. Ajo mban qëndrim pro-rus ndërsa kërkon anëtarësimin në BE”, tha Vela./arbresh.info/

https://twitter.com/Blerim_Vela/status/1510319977177493511?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1510319977177493511%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Frusia-ka-hapur-300-kompani-ne-serbi-qe-nga-fillimi-i-luftes-ne-ukraine%2F

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme