Real Madridi ka marrë një fitore të vështirë me rezultat 2-1 në udhëtim te Celta Vigo në kuadër të javës së 30-të në La Liga.
Los Blancos i janë kthyer fitores pas humbjes së turpshme në shtëpi nga Barcelona, pasi tani kanë mposhtur Celta Vigon.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, me vendasit për një nuancë më të mirë, por me Realin që shënoi golin e vetëm.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 19-të me anë të Karim Benzemas, i cili ishte i saktë nga penalltia për 0-1.
Në pjesën e dytë, mysafirët ishin për një nuancë më të mirë, por të dyja skuadrat arritën ta shënojnë nga një gol, por me Realin që gjuajti përsëri dy penallti.
Të parët që shënuan në këtë pjesë ishin vendasit që barazuan 1-1 me anë të Nolitos (53’) duke ia vështirësuar Realit punët.
Reali kishte mundësi reale për të gjetur golin e epërsisë në minutën e 64-të përsëri me Benzeman, por kësaj radhe francezi ishte i pasaktë.
Megjithatë, kështu nuk ndodhi edhe në minutën e 69-të kur Benzema kësaj radhe ishte i saktë për 1-2 dhe deri në fund ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
Pas kësaj fitore, Reali e sheh veten në pozitën e parë me 69 pikë, ndërsa Celta Vigo zë vendin e 11-të me 36 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Mbretërit e presin Getafen, ndërsa Celta Vigo udhëton te Espanyoli.
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...