Trajneri i Tottenham Hotsours, Antonio Conte është një objektiv real në verë për stolin Paris Saint-Germain.
Trajnerit të PSG-së, Mauricio Pochettino, pritet t’i tregohet dera në fund të këtij sezoni – një vit para skadimit të kontratës së tij.
Argjentinasi pritet të zëvendësohet nga ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili shihet si favorit.
Megjithatë, trajneri francez ka konkurrencë të fortë për stolin e klubit nga Parc des Princes, pasi tashmë emra të rinj po lidhen me stolin e PSG-së.
Sipas mediumit The Athletic, Conte është gjithashtu duke u monitoruar dhe konsideruar nga drejtuesit e klubit francez.
Italiani është konsideruar prej kohësh nga PSG, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në fund të sezonit të ardhshëm.
Conte nuk po arrin të pajtohet me politikën e drejtuesve të Spurs dhe një largim gjatë verës duket i pashmangshëm.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...