Zv. ministri i Arsimit Lulzim Aliu tha se do të vazhdojnë bisedimet me Sindikatën e Arsimit dhe Shkencës, lidhur me kërkesën për pagat, pavarësisht se mësimdhënësit kanë caktuar datën 11 prill për grevë.
Ai kërkon mirëkuptim nga mësimdhënësit.
“Të jeni të bindur se edhe ne si ministri jemi në interes të mësimdhënësve, jemi edhe ne për të motivuar, për ti mbështetur ato dhe sigurisht që mirëqenia e tyre do ti motivonte edhe ato për të dhënë maksimumin e tyre brenda procesit të mësimdhënies meqë nga një mësues i kënaqur sigurisht që rezultati do të ishte shumë më i mirë edhe për nxënësit edhe për ne si prindër”, tha Lulzim Aliu, zv ministër i Arsimit dhe Shkencës.
SASHK-u nuk heqë dorë nga vendimi për grevë e cila do të fillojë nga 11 prilli. Sindikata e Arsimit kërkon që rritja e pagave në arsim dhe kopshte fillimisht të bëhet me 18 % dhe kjo të reflektohet që në rrogën e marsit humbur asnjë muaj më tepër.
“Ajo që është e rëndësishme për momentin është të kemi pozicion fillestar me rritje të pagave dhe më pas të vazhdojmë të negociojmë. Nuk bëhet fjalë për kërcënim ose shantazh, janë pritje dhe nevojë reale e anëtarëve tanë”, thonë nga Sindikata e Arsimit dhe Shkencës
Sindikata u kërkon që prindërit të kenë mirëkuptim gjatë ditëve që greva do të jetë aktive./Alsat/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...