Autoritetet lokale në qytetin e okupuar ukrainas të Enerhodarit thanë se forcat ruse, në mënyrë të dhunshme kanë ndërprerë një tubim pro-ukrainas të shtunën, duke arrestuar disa pjesëmarrës.
Banorët e këtij qyteti, që gjendet në jug të Ukrainës, kishin dalë në rrugë duke kënduar himnin e Ukrainës, kur ushtarët rusë erdhën dhe arrestuan disa persona, thanë zyrtarët e administratës lokale.
“Pushtuesit po i shpërndajnë protestuesit duke shpërthyer eksplozivë”, thanë zyrtarët ukrainas përmes një postimi në Telegram, ku u postua edhe një video ku shihej se forcat ruse kishin përdorur shok bomba.
Po ashtu zyrtarët ukrainas thanë se katër persona janë plagosur si pasojë e granatimeve në një pjesë të këtij qyteti, por këto informacione nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur./rel/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”