Google ADS

8000 euro dyshohet të jetë shuma e parave që hajnat grabitën të premten në filialin e BKT’së në Prishtinë

09:08 | 2 Prill 2022
L G

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth shumës së parave që janë grabitur të premten në mëngjes në një nga filialat e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh, shuma e parave që dyshohet të jenë grabitur  në BKT, është rreth 8 mijë euro,shkruan arbresh.info.

Grabitjasipas policisisë, dyshohet se është kryer nga tre persona.

“Rr. Idriz Gjilani, Prishtinë 01.04.2022 – 08:40. Raportohet se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në një bankë private. Sipas ankueseve, dyshohet se janë grabitur rreth 8000 euro. Rasti është duke u hetuar”, bënë të ditur policia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme