Google ADS

Mediat kroate kritikojnë Dinamo Zagrebin për çmimin që e shiti Amir Rrahmanin – tani mbrojtësi kushton 30 milionë euro

23:26 | 1 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Klube si Manchester United, Chelsea dhe Borussia Dortmund janë vënë pas Amir Rrahmani, kanë shkruar mediat italiane sot.

Napoli do ta ketë të vështirë të mbajë ish-lojtarin e Dinamo Zagreb, për të cilin do të kërkojë të paktën 30 milionë euro.

Pasi kaloi në stol tre ndeshjet e para të sezonit, 28-vjeçari Rrahmani është bërë lojtar i rregullt i skuadrës së parë të Napolit në kampionat dhe ka luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet e tij në grupe të Ligës së Evropës.

Ai gjithashtu shënoi tre gola në 35 ndeshje dhe mund të ndryshonte lehtësisht klubin gjatë verës.

Kjo ka bërë që mediumi i njohur kroat, Index.hr të shkruajë për mbrojtësin që Dinamo e shiti për 2.1 milionë euro.

Rrahmani erdhi në HNL të Kroacisë në vitin 2015, duke luajtur fillimisht te RNK Split. Një vit më vonë, Dinamo e bleu për 1.6 milionë euro dhe për ta luajti 57 ndeshje.

Dinamo e dha huazim te Lokomotiva për një vit, ndërsa në verën e 2019 ai u shiti te Hellas Verona për 2.1 milionë euro.

Në atë kohë dukej që shuma e marrë ishte e mjaftueshme, por tani kur vlera e Rrahmanit sipas Transfermarkt kap vlerën e 25 milionë eurove, kroatët kanë filluar të mendojnë se a ishte shitje e duhur në atë kohë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme