Shefi i sigurimit të Ukrainës: Rusia është fajtore për sulmin në depo të naftës

22:57 | 1 Prill 2022
Trina Galanxhi

Shefi i sigurimit të Ukrainës ka mohuar se Ukraina ka sulmuar një depo nafte në Rusi.

Duke folur në televizionin ukrainas, Danilov la të kuptohet se sulmi mund të jetë kryer nga rusët të pakënaqur me luftën, dhe shtoi se incidente të ngjashme ka të ngjarë të vazhdojnë, transmeton portal arbresh.info

“Shoqëria e Federatës Ruse ka filluar të kuptojë diçka,” tha ai.

Më herët, guvernatori lokal në Belgorod ia atribuoi sulmin e së premtes dy helikopterëve ukrainas, të cilin Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës as nuk e konfirmoi, por as mohoi.

Danilov komentoi gjithashtu deklaratën e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov se raportet për një sulm ukrainas në depo nuk ishin të favorshme për bisedimet e paqes.

“Kur ata vrasin fëmijët tanë, gratë tona, a është kjo e favorshme për bisedime? Kur ata bëjnë kërdinë në territorin tonë?” pyeti ai./bbc/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme