SHBA: Oligarkët rusë po përpiqen të shmangin sanksionet

22:52 | 1 Prill 2022
Trina Galanxhi

Departamenti Amerikan i Drejtësisë pretendon se ka prova që tregojnë se oligarkët rusë po përpiqen të shmangin sanksionet e vendosura ndaj tyre pas pushtimit të Ukrainës.

Andrew Adams, i cili drejton task-forcën e re të departamentit “KleptoCapture”, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se niveli i bashkëpunimit ndërkombëtar në hetimet ndaj oligarkëve arriti “kulmin e të gjitha kohërave” në mars, transmeton portal arbresh.info

Qëllimi i task-forcës është të vërë nën tendosje financat e oligarkëve rusë në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Presidentit Vladimir Putin që të ndalojë sulmin e tij disajavor ndaj Ukrainës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme