Zvicër – Serbi, kjo është data e ndeshjes në Kupën e Botës “Katari 2022”

20:10 | 1 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Janë kompletuar edhe grupet e Kampionatit Botëror i cili do të mbahet në Katar.

Kombëtarja e Zvicrës gjendet në Grupin G së bashku me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.

Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit do të përballet sërish me Serbinë, në një tjetër ndeshje që pritet të sjellë sërish emocionet e njëjta, si në përballjen e tyre të fundit në Kampionatin Botëror “Russia 2018”, ku Helvetikët kishin fituar me rikthim 2-1 përmes golave të Xhakës dhe Shaqirit.

Kjo ndeshje, e cila pritet të marrë sërish vëmendje tejet të madhe do të zhvillohet më 2 dhjetor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme