Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë muajit mars ka shqiptuar mbi 5000 gjoba ndaj kundërvajtësve në trafikun rrugor.
“Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale në Gjilan gjatë periudhës kohore: 01.03-31.03.2022 gjatë aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ndaj kundërvajtësve në komunikacionin rrugorë janë shqiptuar në total 5677 gjoba”, ka bërë të ditur policia.
Sipas njoftimit, këto gjoba kanë të bëjnë me kundërvajtjet: pa brez të sigurisë janë shqiptuar 711gjoba , për tejkalim në vijë të plotë 51 gjoba, drejtimi i mjetit pa patentë shofer 145 gjoba, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit 82 gjoba, skadimi i afatit të regjistrimit 123 gjoba, përdorimi i telefonave mobil 323 gjoba, xhamat e errët 125 gjoba, drejtimi nën ndikimin e alkoolit 5 gjoba dhe kundërvajtje tjera.
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, fton qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm derisa vozitin mjetet e tyre të transportit.
“Gjithashtu inkurajojmë mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 , 038 50807590. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty