Google ADS

Hamza e Peci takohen për zgjerim të ujitjes dhe agroturizmit

15:44 | 1 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Faton Peci, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, thuhet në një komunikatë për media.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Arian Tahiri.

Ata kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërinstitucional në realizimin e projekteve dhe investimeve të përbashkëta për sektorin e bujqësisë në Komunën e Mitrovicës.

Takimi ka qenë mjaft i frytshëm dhe konkret, ku pritet të ketë rezultate të prekshme në fushën e zgjerimit të ujitjes, agroturizmit dhe fushat e tjera nga kjo veprimtari./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme