Zelensky telefonatë me Macron, çfarë biseduan

15:24 | 1 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka folur me homologun e tij francez Emmanuel Macron.

Gjatë bisedës, të dy liderët diskutuan mbi procesin e negociatave, rëndësinë e garancive të sigurisë dhe sigurimin e korridoreve humanitare nga qyteti port i Mariupolit, tha Zelensky në një postim në rrjetet sociale.

Kjo telefonatë vjen pasi bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë rifilluan sot online, vetëm disa ditë pasi të dyja palët u takuan në Turqi për negociata ballë për ballë.

Gjatë ditës së sotme, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, tha se asnjë “plan i miratuar” nuk ishte paraqitur ende pas bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme